Knowledge Transfer Experiments FAQs al

From SMART4ALL FAQ
Jump to navigation Jump to search

SMART4ALL Thirrja e Dytë e Hapur

Dorëzimi i aplikacionit fillon më: 15 Mars 2021, 00:00 CET

Afati i dorëzimit është: 15 Qershor 2021, 18:00 CEST


Pyetjet e bëra më shpesh


Çfarë është KTE?

KTE qëndron për Eksperimente për Transferimi të Njohurive (Knowledge Transfer Experiments). Një KTE është një eksperiment i shkurtër 3-mujor i praktikës, ku një organizatë dërguese do të dërgojë një anëtar të stafit të saj në një organizatë pritëse të vendosur në një vend tjetër, në mënyrë që të transferojë njohuri të caktuara në lidhje me teknologjitë dhe vertikalet nga SMART4ALL. Përfituesit do të ju sigurohen deri në 8,000 EUR për të mbuluar mobilitetin për të realizuar internshipin.


Kush mund të aplikojë në Thirrjen e Dytë të Hapur për KTE?

Llojet e mëposhtme të organizatave kanë të drejtë të marrin pjesë në thirrje:

● Universitetet dhe institucionet e tjera akademike.

● Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe kompanitë pak më të mëdha, të definuara si në EU recommendation 2003/361. Kompanitë pak më të mëdha përcaktohen përkatësisht si organizata me një numër të stafit nën 500 të punësuar dhe me një qarkullim nën 100 milion €.

● Integruesit e Sistemeve dhe / ose Ofruesit e Teknologjive, d.m.th. çdo lloj organizate e specializuar në transferimin e teknologjisë ose integrimin e sistemeve, duke ju shërbyer nevojave të përdoruesve të fundit, me kusht që ato të kategorizohen në njërin nga dy llojet e mëparshme të përfituesve.


A munden dy njësi akademike të aplikojnë në thirrjen e hapur të për KTE?

Çdo thirrje e hapur SMART4ALL kërkon që, të paktën një njësi të jetë NVM / Ndërmarrje pak më e madhe dhe që kjo njësi të jetë partneri kryesor. Prandaj, dy subjekte akademike nuk mund të aplikojnë së bashku.

Kombinimet e mundëshme janë:

Dërguesi Nikoqiri
Akademik Industrial
Industrial Akademik
Industrial Industrial


Si të gjej partner për të alikuar me të?

Përmes SMART4ALL shërbimit Matchmaking & Partner Search Service ju keni qasje në ekosistemin SMART4ALL për:

• Përputhjen midis partnerëve teknologjikë, si dhe midis palëve teknologjike dhe të biznesit, bazuar në kërkesat specifike, ofertat dhe karakteristikat.

• Kërkimi i partnerëve për SMART4ALL thirrjet e hapura.


A mund të aplikoj edhe nëse nuk mund të udhëtoj për shkak të kufizimeve nga Covid-19?

Po, përfituesit që nuk mund të udhëtojnë për shkak të kufizimeve nga Covid-19 do të kenë mundësinë të ndryshojnë shumën e mbështetjes financiare në një shumë të njëherëshme deri në 6,000 EURO. Në këto raste, eksperimenti mund të ekzekutohet në distancë. Ky vendim mund të merret vetëm para nënshkrimit të Marrëveshjes së Nën-Grantit (SGA). Pas nënshkrimit të SGA, asnjë ndryshim nuk do të lejohet dhe përfituesi do të duhet të kryejë eksperimentin sipas marrëveshjes.


A mund të aplikoj nëse nuk kam një kompani ose nuk jam anëtar i stafit të ndonjë organizate akademike / industriale?

Jo, ju duhet të zotëroni ose të merrni pjesë në një entitet juridik për të aplikuar në këtë thirrje të hapur. Ju duhet të jeni anëtar i stafit, që do të thotë:

Për një organizatë Akademike:

  • Studiues në fazë të hershme: një studiues pa doktoraturë dhe me përvojë më pak se 4 vjet;
  • Studiues me përvojë: një studiues me një doktoraturë ose me më shumë se 4 vjet përvojë.
  • Studiues tjetër (me titull master ose më lartë) i punësuar në institucione të arsimit të nivelit të tretë, infrastrukturë kërkimore, organizata jofitimprurëse dhe fondacione bamirësie (shkencore) dhe qendra kërkimore publike.

Për një organizatë Industriale:

  • Staf menaxherial>
  • Për një organizatë Akademike Teknik
  • Staf i inovacionit (p.sh. teknologë interneti)
  • Staf tjetër



A mund të aplikoj nëse jam bashkëpunëtor i njërit prej partnerëve të konsorciumit SMART4ALL?

Jo, aplikantët nuk do të kenë ndonjë konflikt interesi aktual ose / dhe të mundshëm me procesin e përzgjedhjes SMART4ALL dhe gjatë gjithë programit të praktikës. Të gjitha rastet e konfliktit të interesit do të vlerësohen rast pas rasti..


A duhet që anëtari i stafit të kalojë tërë kohën gjatë kohëzgjatjes së praktikës në mjediset e organizatës pritëse apo ai / ajo mund të kalojë ca kohë në organizatën dërguese?

Nga natyra e saj dhe kohëzgjatja e tij e shkurtër, anëtarit të stafit i duhet të kalojë 3 muaj në mjediset e organizatës pritëse. Do të kërkohet një provë e udhëtimit (përbrenda dhe jashtë kufijve), në formën e biletave të fluturimeve, trenave ose mjeteve të tjera të transportit ndërkombëtar. Sidoqoftë, përfituesit që nuk mund të udhëtojnë për shkak të kufizimeve nga Covid-19 do të kenë mundësinë të ndryshojnë shumën e mbështetjes financiare në një shumë të njëherëshme deri në 6,000 EURO dhe të ekzekutojnë eksperimentin në distancë. Ky vendim mund të merret vetëm para nënshkrimit të Marrëveshjes së Nën-Grantit (SGA). Pas nënshkrimit të SGA, asnjë ndryshim nuk do të lejohet dhe përfituesi do të duhet të kryejë eksperimentin sipas marrëveshjes.


Cila është teknologjia dhe vertikalet prapa SMART4ALL?

SMART4ALL përqendrohet në CLEC, dmth teknologjitë e llogaritjes me energji të ulët të aplikuara në katër vertikale SMART4ALL me udhëheqje evropiane dhe rëndësi strategjike, duke përfshirë por pa u kufizuar në fushat e mëposhtme të kompetencës SMART4ALL (shih tabelën e përmbledhur më poshtë, tabela e plotë është në dispozicion në Udhëzuesin për Aplikantët):

VERTIKALET SMART4ALL
S
M
A
R
T
4
A
L
L

F
U
S
H
A
T

E

K
O
M
P
E
T
E
N
C
A
V
E
TRANSPORTI DIGJITAL AMBIENTI DIGJITAL BUJQESIA DIGJITALE DIGJITALIZIM I CDOGJEJE
1. Transporti i gjelbert
2. Lëvizshmëria e zgjuar
3. Lëvizshmëria e përbashkët
4. Robotikë
5. Platforma të reja për përputhjen efikase të kërkesës dhe ofertës
6. Elektronikë automobilistike
7. Automjete autonome
8. Automjetet e lidhura
9. Ristrukturimi i transportit duke përdorur të dhëna të mëdha
10. Zbatimet aeronautike dhe hapësinore
11. Transporti dhe Logjistika
12. Hartëzimi i Transportit të Qytetit
1. Ndërtesat e zgjuar
2. Shtëpi e zgjuar
3. Monitorimi kritik i infrastrukturës
4. Spitale inteligjente
5. Monitorimi i ndotjes së ujit
6 Rrjetet inteligjente
7. Menaxhimi i energjisë
8. Monitorimi i mjedisit
9. Biodiversiteti
10. Monitorimi i kafshëve të egra / migratore
11. Industria e zgjuar
12. Përpunimi i të dhënave dhe vizualizimi i të dhënave
1. Bujqësia e zgjuar
2. Bujqësia e frymëzuar nga AI
3. Aplikime specifike të faqes në bazë të informacionit
4. Bujqësia e qëndrueshme e drejtuar nga kërkesa
5 Sensorë të lëvizshëm të bimëve, tokës dhe mjedisit
6. Rrjetet e sensorëve - në tërë BE - ndërkufitare
7. Robotika në terren dhe sistemet e automatizimit < br />8. Bujqësia dhe monitorimi i bimëve bazuar në UAV
9. Mbrojtja selektive e bimëve
10. Ciklet ushqyese të mbyllura
11. Sistemet mbështetëse të vendimeve bujqësore
12. Sistemet ushqimore me energji zero
13. Ekonomia rrethore
14. < Efikasiteti i ujit, energjisë dhe ushqimit (WEF)br />15. Rivlerësimi i mbetjeve bujqësore
1. Ndërveprimi njeri-makinë


2. Edukimi Digjital
3. Automatizimi Industrial
4. Mësimi makinerik
5. Inteligjenca e Tregut
6. Aplikime Mjekësore dhe Shëndetësore
7. Plakja aktive dhe e shëndetshme
8. Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara
9. < Siguria kibernetikebr />10. Minim it e dhenave dhe te dhenat e medha
11. Siguria personale
12. Prodhim aditivësh (shtypje 3D)
13. Realiteti i Zgjeruar dhe Virtual
14. Përpunimi i audios / videos
15. Teknologjitë e bazuara në vendndodhje
16. Aplikime në Ueb dhe pajisje Mobile
17. Rrjetet e sensorit pa tel
18. Menaxhimi i katastrofës
19. Trashëgimia dixhitale
20. Telemjekësia
21. Rehabilitimi, mirëqenia, palestra
22. Tregtia elektronike


A mund të aplikojë konsorciumi im nëse propozimi im ka të bëjë me CLEC por fusha jonë e kompetencës nuk është përfshirë në listën e mëparshme?

Po, ju mund të aplikoni, me kusht që propozimi juaj të përqendrohet në CLEC dhe nëse mund të dëshmoni se ka të bëjë me njërën nga katër vertikalet. Siç është përmendur në fjalinë hyrëse, lista e mësipërme nuk pretendon të kufizojë fushat e kompetencës, është vetëm një listë udhëzuese.


A do të adresojë SMART4ALL COVID-19? Si?

SMART4ALL do t'i kushtojë vëmendje të veçantë aplikacioneve CLEC që lehtësojnë krizën e menaxhimit COVID-19 dhe të gjitha aspektet e jetës para, gjatë dhe pas një krize të tillë, duke u përqëndruar në katër vertikalet e përshkruara në pyetjen 7.

Në këtë thirrje të dytë të hapur për KTE, propozimeve që adresojnë problemet aktuale dhe të ardhshme që burojnë nga kriza COVID-19 do t'u jepet 1 pikë shtesë për rezultatin e përgjithshëm, siç shpjegohet në seksionin 4.2 të Udhëzuesit për Aplikantët.


Cilat vende janë të pranueshme për SMART4ALL?

Për këtë thirrje të hapur për KTE, vendet e mëposhtme do të jenë të pranueshme:

• • Vendet anëtare te Bashkimit Evropian: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia , Spanja, Suedia.

• Vendet e asocuara në Horizon 2020 (ato që kanë nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian siç identifikohet në Nenin 7 të Rregullores Horizon 2020): informacioni më i fundit se cilat vende janë të asocuara, ose në proces të asocimit me Horizon 2020 mund të gjenden në: https://ec.europa.eu/research/participants/data/ref/h2020/grants_manual/hi/3cpart/h2020-hi-list-ac_en.pdf

• Çdo vend tjetër i Evropës Juglindore (EJL) që nuk renditet më sipër, por përfshihet në Shtojcën A të Programit të Punës.

• Mbretëria e Bashkuar.

Për më tepër, meqenëse një nga qëllimet e SMART4ALL është të mbështesë transformimin digjital kryesisht në vendet evropiane të nënpërfaqësuar në skemat evropiane të financimit, me anë të eksperimenteve ndërkufitare, konsorciumet që përfshijnë të paktën një anëtar nga një prej vendeve të EJL-sër do të ju jepen përparësi: Shqipëria , Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Serbia.

Propozimeve që përfshijnë të paktën 1 anëtar të rajonit të EJL-së në konsorciumin e tyre do t'u jepet 1 pikë shtesë në rezultatin e përgjithshëm.


A mund të aplikojë një konzorcium nëse të dy entitetet janë nga i njëjti vend i pranueshëm?

Jo, KTE dhe i gjithë eksperimenti SMART4ALL do të jetë ndërkufitarë. Në rastin e KTE, të dy anëtarët e konsorciumeve aplikuese duhet të jenë nga dy vende të ndryshme brenda listës së vendeve të pranueshme.


A mundet një konzorcium ose një anëtar i një konsorciumi të paraqesë më shumë se një propozim?

Çdo entitet juridik do të jetë në gjendje të aplikojë në thirrjen e dytë të hapur për KTE në aq konzorciume sa të dëshiron, por anëtari i stafit që do të dërgohet në organizatën pritëse mund të marrë pjesë vetëm në një konzorcium.


Çfarë përfshin formulari i aplikimit në thirrjen e hapur për KTE?

Propozimet duhet të dorëzohen përmes mikrositit SMART4ALL: https://smart4all-2nd-kte.fundingbox.com

Aplikimet e paraqitura me ndonjë mënyrë tjetër nuk do të merren parasysh për.

Të gjithë aplikantëve do t'u kërkohet të njohin formularin e pëlqimit të informuar - në mënyrë që të paraqesin aplikacionin e plotë.

Propozimet - të paraqitura përmes platformës në internet - do të përfshijnë seksionet vijuese:

● Informacion për kontakt

● Informacion mbi partnerin nr. 1: Organizata dërgues

● Informacion mbi partnerin nr. 2: Organizata pranues

● Profili i anëtarit të stafit nga organizata DERGUESE

● Të dhënat kryesore për KTE

● Përshkrim për KTE

  • o (Rezultat) EKSELENCE
  • o (Rezultat) IMPAKT
  • o (Rezultat) IMPLEMENTIM

● Zgjidhje të lidhura me Covid-19

● Çështjet etike, mbrojtja e të dhënave dhe privatësia

● Pyetje për qëllime statistikore

● Deklarata e Nderit dhe Mungesa e konfliktit të interesit - pranimi

● Formular i pëlqimit të informuar - pranime

● Përpunimi i të dhënave personale - pranimi i klauzolës së informacionit

Materiali shtesë, i cili nuk është përfshirë dhe kërkuar në mënyrë specifike në formularin e aplikimit në internet, nuk do të konsiderohet për vlerësimin e propozimeve. Të dhënat që nuk përfshihen në propozim nuk do të merren parasysh. Konsorciumi SMART4ALL bën përpjekjen e tij më të mirë për të mbajtur të gjitha të dhënat e dhëna konfidenciale; megjithatë, për të shmangur dyshimet, aplikanti është i vetmi përgjegjës për të treguar informacionin e tij konfidencial si të tillë.

Aplikantëve u rekomandohet fuqimisht të mos presin deri në minutën e fundit për të paraqitur propozimin. Mosarritja e propozimit në kohë për ndonjë arsye, përfshirë rrethanat lehtësuese, do të rezultojë në refuzimin e propozimit.

Aplikantët janë vet përgjegjës për verifikimin e plotësisë së formularit. Të dhënat që nuk përfshihen në formë nuk do të merren parasysh gjatë vlerësimit, pavarësisht nga arsyeja për të mos u përfshirë.


Sa kohë duhet për të plotësuar aplikacionin?

Në mënyrë që të plotësoni me sukses formularin e aplikimit, do t'ju duhet ndoshta 1-2 ditë shkrim, por ne imagjinojmë që ekipi juaj të jetë i përbërë nga anëtarë të specializuar në fushën e tyre të ekspertizës dhe ju mund ta aplikoni qasjen ndanj dhe sundo. Ju do të jeni në gjendje të shtoni kontribues në aplikacionin tuaj në mënyrë që secili anëtar i ekipit të mund të trajtojë fushën e tij të aplikimit dhe të bëni aplikimin më shpejt.

Duke pasur parasysh se janë vendosur kufij të veçantë ne karakteret për secilën pjesë të formularit të aplikimit në internet, ne ju inkurajojmë që ta mbani aplikacionin tuaj të përqendruar në informacionin e kërkuar duke mbajtur parasysh sfidat dhe fushat e mbuluara nga kjo thirrje e hapur.

Ne gjithashtu ju rekomandojmë që të filloni procesin e dorëzimit mjaft para afatit, në mënyrë që të shmangni rrethanat e minutës së fundit.


Kur është afati i fundit për dorëzimin e aplikimit tim?

Aplikimet duhet të dorëzohen para kohës së mbylljes dhe dates së publikuar në thirrjen e hapur. Vetëm propozimet e paraqitura para afatit do të pranohen. Pas mbylljes së thirrjes, asnjë shtesë ose ndryshim në propozimet e marra nuk do të merren parasysh.

Afati i fundit per këtë thirrje është 15 Qeshor 2021 (18:00 CEST).


Cila është procedura e procesit të përzgjedhjes dhe sa zgjat ajo?

Procesi i përzgjedhjes është si më poshtë:

S4a.png

Kontroll i përgjithshëm i pranueshmërisë:

Një propozim do të konsiderohet i pranueshëm për vlerësim nëse plotëson kushtet e mëposhtme:

● modeli i propozimit në internet është kompletuar siç kërkohet,

● propozimi është dorëzuar para mbylljes së afatit ashtu siç thuhet në tekstin e thirrjes së hapur, dhe

● kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në seksionin 3 janë përmbushur.

Propozimet që nuk plotësojnë të gjitha kushtet nuk do të merren parasysh për vlerësim.

Vlerësimi i jashtëm

Propozimet do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:

EKSELENCE, IMPAKT and IMPLEMENTIM. Shihni më shumë detaje në seksionin 4.2 të Udhëzuesit për Aplikantët.

Faza e konsensusit

Takimi i konsensusit do të zgjedhë propozimet e dorëzuara për mbështetje financiare.

Vendimi zyrtar

Formal decision of the financial support is subject to signing the SMART4ALL funding agreement. To do so, the selected applicants will be asked to provide documents regarding their formal status within the deadlines that will be communicated to them (for the details, please check our Frequently Asked Questions Document). If a selected applicant fails to deliver the requested documents on time, without clear and reasonable justification, it will be excluded from the further formal legal assessment. In case that a member of the applicant consortium refuses to sign the funding agreement, the proposal will be excluded from financial support. In the event of one of the mentioned cases the first proposal, taken from a Reserve List of the top ranked proposals initially rejected, will replace the excluded one, after a formal meeting by the Selection Committee.

Komunikimi pas vlerësimit

Aplikantët do të informohen për rezultatet pasi të ketë përfunduar vlerësimi dhe të jenë marrë vendimet përfundimtare. Aplikantët e propozimeve të refuzuara do të marrin një email duke përfshirë arsyet e refuzimit.


A do të kenë të gjitha kriteret e vlerësimit të njëjtën peshë?

Secili vlerësues do të rendisë aplikacionin duke caktuar një rezultat nga 0 në 5 për secilin kriter dhe do të prodhojë një Raport Individual të Vlerësimit. Rezultati përfundimtar do të llogaritet si shuma e përgjithëshme e vlerësimeve individuale të dhëna nga Vlerësuesit.

Aplikantëve që përfshijnë të paktën 1 anëtar të rajonit të EJL-së në konsorciumin e tyre do t'u jepet 1 pikë shtesë në rezultatin e përgjithshëm (të marrë duke shtuar tre kriteret individuale)

Për të përcaktuar renditjen përfundimtare, pesha e secilit kriter do të jetë si më poshtë:

Kriteri Pragu i Rezultateve Pesha Pragu i ponderuar
Ekselence 3 1 3
ImpaKt 3 1.5 4.5
Implementim 3 1 3
Përfshirja e partnerëve të EJL-së 1 pikë shtesë
COVID-19 zgjdhjet 1 pikë shtesë

Lidhjet do të zgjidhen duke përdorur kriteret e mëposhtme, sipas radhës:

  • Numri i partnerëve nga një vend i EJL-së në konsorcium
  • Rezultati i implementimit
  • Rezultati i ekselencës
  • Rezultati i impaktit


Cilat kosto janë të pranueshme në KTE? A duhet t'i detajojmë ato në propozim?

Mbështetja totale financiare për KTE përfshin vetëm format e mëposhtme të kostos:

  • Pagat ose fuqia punëtore e personelit e nevojshme për të zbatuar një eksperiment të dhënë specifik në KTE.
  • Kostot e domosdoshme të udhëtimit, akomodimit dhe jetesës për anëtarin e stafit të organizatës dërguese që do të dërgohen tek Pritësi (zbatohet vetëm për ato konsorciume që aplikojnë për një mbështetje financiare prej 8,000 EUR)
  • Shpenzimet e sigurimeve shoqërore paguhen nga organizata pritëse.
  • Kërkesat mjedisore institucionale nëse ka (rregullimi i pritjes, infrastruktura).

Ndihma financiare rimburson 100% të kostove të pranueshme të Palëve të Treta të Zgjedhura që janë subjekte juridike jofitimprurëse (universitete dhe institucione të tjera akademike) dhe 70% të kostove të pranueshme të Palëve të Treta të Zgjedhura që janë persona juridikë fitimprurës (NVM-të ose ndërmarrjet pak më të mëdha). Sidoqoftë, këto norma të rimbursimit janë konsideruar tashmë në llogaritjen e shumës paushalle dhe nuk do të ndikojnë në shkallën e shpërndarjes midis partnerëve siç përmendet tek insektimi 2.7 i Udhëzuesit për Aplikuesit.


A do të marrë secili anëtar i konsorciumit fondet që ne po kërkojmë?

Secili aplikant i zgjedhur do të nënshkruajë Marrëveshjen e Nën-Grantit me konsorciumin SMART4ALL. Fondet e dhëna sipas Marrëveshjes së Nën-Grantit sigurohen drejtpërdrejt nga fondet e Projektit Evropian SMART4ALL dhe për këtë arsye janë fonde në pronësi të Komisionit Evropian.

Siç u përmend më lart, konsorciumet do të jenë të lirë të shpërndajnë fondet e kërkuara midis dy partnerëve.

Sidoqoftë, granti do t'i paguhet Partnerit Drejtues i cili do të jetë përgjegjës për shpërndarjen e tij brenda konsorciumit.


Kur do t'i marrim fondet?

Autoriteti Financiar SMART4ALL do t'i bëjë pagesat Partnerit Drejtues të KTE bazuar në dorëzime dhe miratimin e të njetëve nga Komiteti i mentorimit SMART4ALL:

Dorëzimet Data e dorëzimit Këste(% e shumës së përgjithshme)
Raporti i Fillimit 15 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Nën-Grantit 50.0
Raporti Final Fundi i muajit 3 50.0

Raporti fillestar do të jetë një Plan individual i mentorimit që aplikantët e përzgjedhur do të duhet të përcaktojnë së bashku me trajnerët që do të caktohen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Nën-Grantit.

Plani individual i mentorimit do të përfshijë:

  • IKP-të Teknike dhe të Biznesit që do të arrihen gjatë eksperimentit.
  • Modeli i Raportit Përfundimtar.


23 A do të jetë në gjendje një konsorcium i financuar nga KTE të aplikojë në Thirrjet e Hapura pasuese nga programi SMART4ALL?

Po, çdo konsorcium ose ndonjë anëtar i një konsorciumi do të jetë në gjendje të aplikojë dhe të marrë fonde për thirrjet pasuese të hapura SMART4ALL, përfshirë thirrjet e tjera të hapura të KTE.

Kufizimi i vetëm është që, në total, një organizatë do të jetë në gjendje të kërkojë një shumë prej 100,000 EUR.


A zbatohet rregulli ‘de minimis’ për KTE? A ka ndonjë kufizim shtesë në lidhje me financimin?

Jo, rregulli 'de minimis' nuk do të zbatohet në KTE dhe as në ndonjë thirrje tjetër të hapur SMART4ALL.

Sidoqoftë, sipas rregullave të Komisionit Evropian, mbështetja financiare nuk do t'u jepet personave juridikë individualë që kanë marrë tashmë më shumë se 100,000 EURO përmes thirrjeve të hapura nga H2020 I4MS https://i4ms.eu dhe SAE https://smartanythingeverywhere.eu projektet.

Kjo shumë e kufizuar nuk përfshin asnjë kontribut të KE që organizata juaj merr ose ka marrë brenda një projekti të financuar nga BE (brenda FP7 ose H2020) si përfitues. Pjesëmarrja si përfitues në projektet e financuara nga BE nuk ndikon në pjesëmarrjen në thirrjet e hapura SMART4ALL.


Cili është orari i thirrjes së Hapur dhe fazat e vlerësimit?

Përshkrimi Datat Treguese
Hapja e dytë e thirrjes së hapur KTE 15 Mars 2021 në 00:00 CET
Afati i dytë i thirrjes së hapur KTE 15 Qershor 2021 në 18:00 CEST
Vlerësimi dhe zgjedhja e thirrjes së dytë të hapur KTE Qrshor-Korrik 2021
Takimi i konsensusit Gusht 2021
Komunikimi i rezultateve Gusht 2021
Fillimi i Eksperimentit Fillimi i Tetorit 2021
Fundi i Eksperimentit Fundi i Dhjetorit 2021


Çfarë lloji i mbështetjes do të jetë në dispozicion për të përgatitur aplikacionin?

Udhëzuesi për Aplikantët është dokumenti kryesor i referencës. Ai siguron informacion të detajuar në lidhje me kërkesat e procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes.

Për informacion të mëtejshëm mbi Thirrjen e Hapur, në rast dyshimesh në lidhje me rregullat e pranueshmërisë, informacionin që duhet të sigurohet në Formularin e Aplikimit, ose nëse hasni çështje teknike ose probleme me Formularin e Aplikimit, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Ndihmës SMART4ALL në helpdesk@smart4all-project.eu

Helpdesk do të jetë gjithashtu i disponueshëm në Komunitetin Online FundingBox në hapësirat në https://spaces.fundingbox.com/spaces/smart4all-helpdesk