CTTE faqs Al

From SMART4ALL FAQ
Revision as of 12:38, 18 December 2021 by Admin (talk | contribs)
Jump to navigation Jump to search

Thirrja e dytë e hapur SMART4ALL

Dorëzimi i aplikacionit fillon me: 1 Dhjetor 2020, 00:00 CET

Afati i fundit për dorëzimit është: 15 Mars 2021, 17:00 CEST


Pyetjet më të shpeshta


Ku mund të gjej takimin e regjistruar?

Regjistrimi i prezantimit është ngarkuar në kanalin zyrtar YouTube të projektit SMART4ALL.


A do të jenë të disponueshme dokumentet PPT të prezantuesve?

Të gjitha informacionet e vebinarit do të ngarkohen në faqen e smart4all (https://smart4all-project.eu/opencalls-apply-now/). Aty mund të gjeni edhe shabllone dhe shumë informacione për përgatitjen e një propozimi në modele të ndryshme.


Si definohet një kompani pak më e madhe (faqe 6 nga 27 në udhëzuesin e aplikantëve)?

Kompania pak më e madhe nuk përcaktohet nga BE, por ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) përcaktohen në rekomandimin e BE 2003/361.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nëse një ndërmarrje është NVM janë:

  • numri i personelit
  • ose qarkullimi ose totali i bilancit
Kategoria e kompanisë Numri i personelit Qarkullimi ose Totali i bilancit
Madhësi mesatare < 250 < ose = 50 m Euros < ose = 43 m Euros
E Vogël < 50 < ose = 10 m Euros < ose = 10 m Euros
Mikro < 10 < ose = 2 m Euros < ose = 2 m Euros

Vlerat më të larta zbatohen vetëm për firma individuale. Një firmë që është pjesë e një grupi më të madh mund të ketë nevojë të përfshijë të dhëna nga numri i personelit / qarkullimi / bilanci i gjendjes edhe nga ai grup.

Detaje të mëtejshme përfshijnë

Udhëzuesi i rishikuar i përdoruesit për përkufizimin e NVM-ve (2020) (2 MB, në dispozicion në të gjitha gjuhët e BE-së)

Deklarimi i ndërmarrjes tuaj si NVM (formulari është në dispozicion në të gjitha gjuhët si aneks në udhëzuesin e rishikuar të përdoruesit)

Mjeti i vetëvlerësimit të NVM-ve , të cilat mund t’i përdorni për të përcaktuar nëse organizata juaj kualifikohet si një ndërmarrje e vogël dhe e mesme

Gjithashtu, si një kompani pak më e madhe, iu referohemi atyre kompanive që kanë deri në 500 të punësuar dhe deri në 100 milion euro qarkullim.

Sm4.png


A mund të elaboroni termin "Zgjeron zinxhirin e vlerës"?

Le të supozojmë se kemi vetëm një ofrues të teknologjisë siç është një Institucion Akademik ose një partner Industrial i cili ka zhvilluar një teknologji të re. Një NVM tjetër mund të veprojë si përshtatës i kësaj teknologjie dhe të bëjë një produkt të ri në një fushë tjetër aplikimi. Gjithashtu, mund të jetë një partner i tretë që mund ta zhvendosë këtë produkt ose teknologji në një treg më të gjerë (të përcaktuar gjeografikisht ose në vertikale të tjera të tregut).

S4.png


A mund të formohet konsorciumi nga pjesëmarrës nga 3 vende?

Po. Konsorciumi duhet të formohet nga partnerë nga të paktën dy vende. Më shumë vende janë gjithashtu të mundshme.


A mundet që Prodhuesi të prodhojë produktin në mënyrë që marrësi i teknologjisë të përdorë atë në treg?

Po, partneri i prodhimit mund të ndërmerr gjithashtu rolin e integruesit të sistemit ose ofruesit të platformës.


A është Zvicra vendi i kualifikuar si partner, apo udhëheqës i projektit?

Të gjithë anëtarët e HORIZON janë të pranueshëm. Pra, Zvicra është e pranueshme.


A mundet një NVM të supozojë rolin e dy llojeve të anëtarëve të konsorciumit: 1) Industriale dhe 2) Ofrues të Teknologjisë?

Po. Një partner i NVM-ve mund të marrë të tre rolet e mundshme: 1. Ofrues i teknologjisë, 2. Marrës i teknologjisë dhe 3. Prodhues.


A ka CTTE një definicion të detajuar të konceptit të përllogaritjes të përshtatur me energji të ulët?

Një përkufizim i termit "Përllogaritje e përshtatur me energji të ulët" mund të gjendet këtu: https://cordis.europa.eu/programme/id/H2020_ICT-05-2017 (thirrja e mëparshme nga BE).


A mundet një NVM që është një ofrues i Teknologjisë/Shërbimeve të jetë një partner industrial?

Po, një NVM mund të veprojë si Ofrues i Teknologjisë/Shërbimit.


A ka rëndësi nëse tregu i synuar i produktit përfundimtar është Evropa Qendrore/ Jugore?

Jo, nuk ka rëndësi nga fusha e tregut të synuar të produktit përfundimtar.


A mundet që partneri i prodhimit të vijë nga Evropa Veriore?

Po.


A duhet që partneri i transferimit të jetë Institut Akademik?

Jo. Mund të jetë një NVM-e.


A duhet që aplikacioni të përfshijë disa teknologji të përllogaritjes të përshtatur me energji të ulët dhe të mos jetë vetëm një sistem i përgjithshëm kibernetik-fizik?

Po.


A ka ndonjë konflikt interesi nëse një partner i propozuar është tashmë vetëm një anëtar i projektit SMART4ALL?

Po. Ekziston një konflikt interesi sipas rregullave të Komisionit Evropian në lidhje me financimin kaskadë.


Pse Qiproja nuk përfshihet në vendet e EJL?

Qiproja nuk është anëtare tipike e vendeve që i përkasin rajonit të EJL, kjo është diçka që mund të ndryshohet në thirrjet e ardhshme.


A është e mundur që prodhuesi dhe ofruesi akademik/teknologjik të bashkëpunojnë për të ofruar produktin?

Po. Në këtë rast, do të ishte e dobishme të sigurohen parimet themelore të planit të parashikuar IPR.


A duhet “Piloti” të përfshijë testimin e përdoruesit apo është eksperimenti i plotë laboratorik me metrika të dokumentuara gjithashtu në rregull?

Pika fillestare duhet të jetë TRL5 ose më e lartë. Pra, sipas përkufizimit të TRL, aktivitetet specifike të vlerësimit duhet të kryhen mbrenda fushës (madje edhe nën supozime specifike). Definimi i niveleve të TRL është në dispozicion në https://ec.europa.eu/research/participants/data/ref/h2020/wp/2014_2015/annexes/h2020-wp1415-annex-g-trl_en.pdf.


Ndalimi i paraqitjes nga një laborator tjetër i të njëjtit universitet ka të bëjë me pjesëmarrjen në FTTΕ ose dhe në KTE ose për të dy?

Konflikti i interesit i referohet çdo thirrje të hapur SMART4ALL për të gjitha llojet e propozimeve, p.sh. KTE-të, FTTE-të & CTTE-të.


Cili është linku i kanalit të SMART4ALL në YouTube?

Linku i kanalit YouTube të SMART4ALL është: https://www.youtube.com/channel/UCwmSl9LCl2vNBO-3k75dvJA


Kur bëhet fjalë për kompanitë e financuara nga VC ose ato që negociojnë me VC, pse është e rëndësishme kjo për aplikimin? A duhet të ceket diku sa para mblidhen dhe pse?

Kjo nuk është e detyrueshme, por nëse mund ta siguroni këtë informacion, vlerësuesit mund ta kuptojnë më mirë pozicionin tuaj strategjik në lidhje me PAE të paraqitur.


Modeli i të ardhurave duhet të jetë i pranishëm vetëm për partnerin e prodhimit ose gjithashtu edhe për partnerin e transferimit të teknologjisë industriale?

PAE duhet të përfshijë një strategji të tregut (kështu, një model përkatës i të ardhurave duhet të skicohet). Sigurisht, kjo është e zbatueshme vetëm për partnerin e prodhimit. Partnerët e tjerë duhet të përshkruajnë vlerat e shtuara të fituar nga PAE.


Si të vërtetojmë që partneri dhe kompania jonë kanë përvojë?

Nuk ka rregulla të arta për këtë. Pjesa e zbatimit të propozimit duhet të përmbajë informacion adekuat për atë që duhet të zbatohet dhe pse konsorciumi përmban përzierjen e duhur të partnerëve për të arritur objektivat teknikë të projektit.


A mundet që “Prodhuesi” të kryejë një prodhim për marrësin e Teknologjisë i cili do të zotërojë rezultatet dhe do t'i përdorë ato në treg?

Po. Sidoqoftë, duhet të sigurohet një strategji e qartë e tregut (e shoqëruar me një plan IPR).


A mundet që marrësi i Teknologjisë të jetë i vetmi që sjell produktin në treg?

Po, kjo është e mundur..


A rekomandohet të lidheni me kompani/akademi përmes ndërmjetësimit apo nuk ka rëndësi (çdo NVM ose akademi e kualifikuar është po aq në rregull për aplikim)?

Në lidhje me përdorimin e shërbimit të ndërmjetësimit nuk është e detyrueshme të përdoret dhe nuk ka të bëjë me vlerësimin e një propozimi. Shërbimi i ndërmjetësimit është aty vetëm për t'ju ndihmuar.


A do të jetë ky një propozim i plotë i BE-së p.sh 50 faqe apo me kufizim në p.sh. 10 faqe plus PDF shtesë? A do të ketë një model?

Nuk ka asnjë gjatësi të caktuar të propozimit. Aplikimi dorëzohet si formular online dhe i vetmi kufizim është gjatësia e përgjigjeve individuale me numër karakteresh. Modeli për të parë paraprakisht aplikacionin dhe për të përgatitur të gjitha përgjigjet ‘jashtë linje” (offline”) është i disponueshëm si në portalin FundingBox ashtu edhe në faqen e internetit SMART4ALL.


Nëse tashmë kemi fituar një projekt KTE prej 8,000 EURO, a mund të aplikojmë përsëri për 80,000 EURO brenda CTTE apo do të kompensohemi?

Nuk ka limite për projekt, por për person juridik. Shuma totale e grantit që keni të drejtë të merrni në këtë rast nga thirrjet e SMART4ALL është e kufizuar në 60,000 EURO.


A duhet të përmendim konkurrencën në aplikacion?

Analiza e konkurrencës është një nga aspektet kryesore për të pozicionuar veten në treg. Për shkak të kufizimeve në kohëzgjatjen e aplikimit nuk rekomandohet kryerja e një analize gjithëpërfshirëse të konkurrencës, por demonstrimi i njohjes të tregut dhe tendencave të tij, si dhe ofrimi i argumenteve për qëndrueshmërinë e konceptit të biznesit tuaj.


Si e vërtetojmë atë që shkruajmë nëse nuk na lejohet të shtojmë ndonjë figurë apo foto?

Në mënyrë përshkruese. Mund të jepni edhe lidhje të jashtme (linke) nëse janë mjaft të shkurtra. Por mos llogarisni që vlerësuesit do t'i verifikojnë ato. Në vend të kësaj mënyre, përpiquni të jeni konkret dhe të përdorni faktet për të argumentuar dhe racionalizuar rastin tuaj.


Disa vlerësues paraqitën komente negative bazuar në faktin se projektet ishin shumë gjenerike dhe shumë ambicioze, ndërsa të tjerat se në disa raste projektet ishin shumë të kufizuara në atë që ishin përpjekur të arrinin. Cila do të ishte masa e duhur në lidhje me ambicien që do të shprehë projekti?

Projekti nuk mund të jetë asnjëherë shumë ambicioz në lidhje me ndikimin e teknologjisë në sektorin përkatës. Në të vërtetë ne duam të shohim ide ambicioze, që përpiqen të çrregullojnë tregun dhe zgjidhin shumë probleme menjëherë. Megjithatë, projektet duhet të ofrojnë qëllime të arritshme duke pasur parasysh kufizimet në kohë dhe buxhet. Pra, është e rëndësishme të mos ngatërroni ambicien që lidhet me nivelin e inovacionit në krahasim me ambicien që lidhet me përpjekjen dhe afatin kohor të përcaktuar në planin e punës.


Uebinari rajonal


A janë të pranueshëm Fakulteti i Bujqësisë dhe Fakulteti Teknik nga Novi Sadi si partnerë në këto thirrje?

Fakulteti i Shkencave Teknike i Universitetit të Novi Sadit – nëse do të ishte menduar kështu – është pjesë e konsorciumit SMART4ALL dhe nuk mund të marrë pjesë në asnjë nga thirrjet e hapura ne SMART4ALL për shkak të konfliktit të drejtpërdrejtë të interesit. Përfshirja e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Novi Sadit, edhe pse një person juridik i veçantë, mund të parqes disa shqetësime për faktin se të dy këto fakultete janë pjesë e Universitetit të Novi Sadit dhe si të tilla kanë një marrëveshje të brendshme bashkëpunimi, e cila mund të interpretohet negativisht në termat e një konflikti indirekt interesash. Kështu që ne këshillojmë, që të mos marrin pjesë.